El Chapo i ri i drogës në Meksikë
El Chapo i ri i drogës në Meksikë
Meksikani i drogës, Nemesio Osegura Cervantes, i njohur si El Chapo i ri po akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e grave shtatzëna dhe foshnjave në një luftë të drogës.
Jalisco Nueva Generacion (CJNG) – Gjenerata e re e Jalisco, dyshohen se posedojnë drogë mbi tokë dhe det në Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë një luftë të përgjakshme, duke vrarë pa dallim gra dhe fëmijë.
44 kufoma u gjetën muajin e kaluar në një pus në shtetin Jalisco, aty ku CJNG ka selinë. Shumica nga kufomat ishin gra. Ata u paketuan në 119 qese plastike dhe u zbuluan kur banorët e zonës u ankuan për erën e keqe, transmeton rtv21.tv.

DEA dëshiron aq shumë arrestimin e Cervantes sa që po ofron deri në 10 milion dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e tij./21Media

