Ekzemplarë nga libri i Boltonit për politikën e Trampit ndaj Iranit, Kinës, KB-së dhe Rusisë

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Bolton shkroi në librin e tij të ri se presidenti Donald Tramp nuk e ka dëgjuar këshillën e tij për të bombarduar tre objekte ushtarake iraniane në përgjigje të rrëzimit të një droni amerikan.

Tramp gjoja është parandaluar për shkak të faktit se mund të vriste 150 persona, të cilët kanë qenë afër objekteve. Sipas Boltonit, të tre ndërtesat kanë qenë të ndërtuara nga rusët, por ato kanë kushtuar shumë më lirë sesa droni i rrëzuar.

Aeroplani  është shkatërrua në qershor të vitit 2019. Përgjegjësinë për këtë e kanë ndërmarrë ushtria militante iraniane Rojet e revolucionit islamik. Tramp fillimisht tha se ata kishin bërë një gabim të madh, por më pas ndryshoi mendje dhe tha se shkatërrimi ishte ndoshta aksidental.

Në libër, Bolton zbuloi gjithashtu se në vitin 2018, Tramp e ka ndaluar ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara Niki Hejli të takohet me Dalai Lamën për të mbajtur marrëdhënie të mira me Kinën. Autori, me këtë rast beson se vendimi ishte i saktë sepse Hejli kishte “problem me instinktin politik” dhe ajo ishte angazhuar nga ekipi i Trampit vetëm për të tërhequr vota nga votueset femra. Bolton e kishte shtyrë të ndërrojë mendje për atë zgjidhje.

Në një pjesë tjetër të librit, Bolton thekson se Uashingtoni i kishte vendosur kushte të vështira Rusisë për të rinovuar Traktatin për shkatërrimin e raketave me rreze të vogël dhe të mesme. Me këtë rast, për Uashingtonin ishte e rëndësishme që të merrte mbështetjen e anëtarëve të tjerë të NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, më pas u tha amerikanëve se Evropa ishte e shqetësuar për vendimin dhe se do të krijonte një problem për rajonin.

Bolton thekson se Trampи mund të mos e kuptojë plotësisht thelbin e marrëveshjes. Theksohet se marrëveshja mund të ketë kontribuar në zgjerimin e potencialit bërthamor.

Promovimi i librit, me titull “Dhoma ku ndodhi ajo”, ka ngritur pluhur të madh në Uashington. Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo e krahasoi Boltonin me “spiunin” e mërguar Eduard Snouden. Shtëpia e Bardhë zhvillon proces gjyqësor për të tërheq librin nga tregu për shkak të zbulimit të “informacioneve shumë konfidenciale”./MIA