Tregu i pasurive të patundshme të Dubait po afrohet më pranë investitorëve kosovarë përmes një eventi ekskluziv që do të mbahet në Prishtinë. Kompania ndërkombëtare CITICASA Real Estate Dubai njofton organizimin e Dubai Real Estate Expo – Prishtinë, që do të zhvillohet më 18 dhe 19 tetor në Swiss Diamond Hotel – Prishtinë.
Ky roadshow prestigjioz do t’u ofrojë vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me ofertat më të fundit të tregut të pasurive të patundshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë projektet nga DAMAC dhe EMAAR, dy ndërtuesit më të njohur në rajon dhe në botë.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të marrin informacione të drejtpërdrejta nga përfaqësues të CITICASA-s për mundësitë e investimit, kushtet e pagesës për prona në ndërtim dhe prona të gatshme, si dhe përfitimet që ofron programi i vizës së artë (Golden Visa) për investitorët e huaj.
Në kuadër të eventit, më 17 tetor (18:00–22:00) poashtu në Swiss Diamond Hotel do të mbahet edhe kokteji i mirëseardhjes, ku të ftuarit do të kenë mundësinë të takojnë partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit në Dubai.
Ky aktivitet vjen si pjesë e nismës së CITICASA-s për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis tregut të pasurive të patundshme në Dubai dhe investitorëve nga Kosova dhe rajoni, duke sjellë mundësi reale për investime të sigurta dhe afatgjata.
Regjistrimet janë tashmë të hapura.
Për më shumë informacione ose për të rezervuar konsultimin tuaj privat, kontaktoni CITICASA Real Estate Dubai.