Një makinë bombë ka shpërthyer në juglindje të Turqisë. Në momentin e shpërthimit, një autobus me efektivë policie po kalonte në rrugën ku makina ishte parkuar, e për pasojë 8 policë dhe një civil kanë mbetur të plagosur. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu bëri me dije se janë arrestuar 2 persona si autorë të dyshuar të sulmit.
“Shtatë nga të plagosurit kanë dalë nga spitali. Të tjerët janë nën vëzhgim mjekësor dhe gjendja e tyre nuk është kritike. Kemi arrestuar personin që mori makinën me qira, e solli këtu dhe shpërtheu, si dhe personin që drejtoi taksinë pas incidentit në qarkun Lice të Diyarbakirit“, tha guvernatori i Diyarbakirit, Ali Ihsan Su.
