EKSPERTËT PËR ZGJEDHJET E PARAKOSHME NË GREQI, MARRËVESHJA E PRESPËS NUK ËSHTË ARSYEJA E ZGJEDHJEVE

TË FUNDIT

“Marrëveshja e Prespës” nuk është arsyeja që çoi Greqinë në zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu u shpreh profesori universitar nga Greqia, Konstantinos Cicelikis. Ai u shpreh se marrëveshja është një hap pozitiv drejt miqësisë dhe bashkëpunimit më të madh ndërmjet dy fqinjëve.

“Nuk besoj se është për atë, ndoshta kjo ka ndikuar vetëm tek një pjesë shumë e vogël e votuesve. Pas gjithë kësaj ka disa gjëra më të rëndësishme që ndikojnë tek votuesit që të mos votojnë për partinë e  Sirizës. Gjithsesi do të kemi zgjedhje pas 4 javëve dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Konstatinos Cicelikis, profesor universitar në Greqi

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të mbahen më 7 korrik. Këtë e konfirmoi dje kryeministri grek Aleksis Cipras, në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT. Ndërsa duke folur rreth Marrëveshjes së Prespës ai tha se ndjehet krenar pavarësisht çmimit politik.

Ndërkohë që për profesorin e të drejtës ndërkombëtare Konstatinos Stratilatis, Marrëveshja e Prespës është pjesa më e mirë e historisë së Ballkanit të shekullit 21, por të dy vendet duhet të punojnë në zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.

“Çështja kryesore nuk është nëse ju merrni dritë jeshile ose jo për anëtarësim në BE por çështja kryesore është se ju do të keni 30 kapituj para jush dhe do të kuptoni se nuk është vetëm çështje teknike të ndryshosh disa ligje. E gjithë shoqëria duhet të ndryshojë mentalitetin. Jo vetëm politikanët duhet të kenë përgjegjësinë për t’ju çuar diku nëse nuk ndihmon edhe shoqëria sepse ky është një proces, pra nuk është diçka që shkon e blen, nëse nuk i ke paratë nuk e blen, çështja nuk është aq e thjeshtë”, theksoi Konstantinos Stratilatis, ekspert i të drejtës ndërkombëtarë.

Ai tha se Ballkani ka arritur t’i dërgojë mesazh botës se edhe për çështjet më të ndjeshme mund të gjendet rrugë për kompromis ndërsa Marrëveshja e Prespës ishte bileta e Maqedonisë për në BE dhe marrja e datës është e pa diskutueshme pa marrë parasysh periudhën kohore.

Përgatiti: Valmira Zendeli