Ekonomia, tema kryesore që​ dikton votën e amerikanë​ve

TË FUNDIT

Sipas një sondazhi të dalë nga “Edison Research”, 30 përqind e votuesve amerikanë veçuan ekonominë si çështjen kryesore në vendosjen për cilin kandidat presidencial do të votojnë dhe për 20 përqind pandemia është më e rëndësishmja.

Ekonomia dhe pandemia janë problemet më të mëdha për gjysmën e votuesve amerikanë që votuan në zgjedhjet presidenciale, sipas një sondazhi të dalë.

Katër në 10 votues të anketuar thanë se përpjekjet e shtetit amerikan për të luftuar korona virusin ishin “shumë të këqija”, që do të thotë se vendi nuk ishte përballur me pandeminë në një mënyrë të mirë.

Gjysma e votuesve thonë se është më e rëndësishme për ta që të shtypin epideminë, edhe nëse dëmton ekonominë.

Votuesit sot, si dhe ditët e mëparshme, vendosin me votim të hershëm nëse Presidenti i SHBA Donald Trump do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet të tjera ose do të zëvendësohet nga kandidati demokrat Joe Biden.

Më shumë se 100 milion njerëz votuan paraprakisht, që është 72 përqind e pjesëmarrjes totale në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2016. Sondazhet e zgjedhjeve bazohen në hulumtimin e votuesve që largohen nga qendra e votimit.