Barrën më të madhe ekonomike pas krizës me COVID-19 do ta mbajnë të dobëtit dhe të varfërit, ndërsa të pasurit dhe kompanitë e mëdha do të kapërcejnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë tha mbrëmë në KlikPlus ish-këshilltari në Ministrinë e Financave Branimir Jovanoviq.
“Dallimi që kemi ne në raport me vendet e tjera evropiane është se tek ne kujdesi për punëtorët dhe të varfërit ishte më i vogël se sa i vendeve të tjera. Thuajse të gjitha vendet e tjera më shumë vëmendje i kanë kushtuar në mbrojtjen e më të dobtëve, punëtorëve dhe të varfërve, kurse tek ne pushtetarët më shumë kujdesen për të pasurit, kapitalistët, kompanitë e mëdha se sa për puntorët dhe të varfërit”, tha Branimir Jovanoviq, ekspert ekonomie.
Këshilltari në qeveri për ekonominë Fatmir Bytyqi thotë se në Këshillin për Ekonomi të formuar në Qeveri ka koncensus që përmes masave patjetër të mbahet qëndrueshmlria si e sektorit publik po ashtu edhe atij privat, bashkë me nëdrmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Kur flasim për sektorin privat, flasim se do të kujdesemi dhe prandaj një prej aspekteve kyçe ishte mbështetja financiare e punëdhënësve që të mos i pushojnë punëtorët nga puna por të ruhen vendet e punës. Kjo sepse konsiderojmë se pa dallim se sa është mbështetja, ata patjetër duhet të sigurohen se ata punëtorë do të vazhdojnë të punojnë sepse në strukturën e prodhimit të Brendshëm Bruto, sektori privat kap hapësirë prej 65%, sektori publik kap 15%”, tha Fatmir Bytyqi, këshilltar në Qeveri për ekonominë.
Ish-ministri i financave Kiril Minovski duke u bazuar në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregoi se parashikimet për rëniene BPV në rajon si pasojë e pandemisë do të jetë 4%, por ai shton se askush nuk mund ta parashikojë me siguri se sa do të jetë rënia sepse ende nuk dihet se sa do të zgjasë pandemia.
“Sipas asaj analilze konsiderohej se në katërmujorin e 3-të dhe të 4-t ekonomia do të rimëkëmbet. Parashikimi se pandemia do të zgjasë deri në mes qershorit ndërsa në vitin 2021, ekonomitë e mëdha, siç konsiderohet ajo gjermane, do të vërejë rritje pozitive të prodhimit të brendshëm bruto, kjo do të nënkuptonte implus pozitiv edhe për ekonominë maqedonase për shkak të lidhjeve që kemi me tregjet evropiane”, tha Kiril Minovski, ekspert ekonomie.
Në emisionin Click Plus të TV21 po ashtu u fol edhe për bankat, pagesat e kamatave dhe masat anti-krizë të qeverisë. Pritshmëritë janë që gjendja të fillojë të stabilizohet pas festave të majit, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar prarasheh që në eurozonë rënia ekonomike të jetë 7,5%.
