Ekonomia e eurozonës e ka arritur fundin

TË FUNDIT

Ekonomia e eurozonës “me siguri e ka arritur fundin”, pasi përjetuan ulje katastrofike për shkak të bllokimit, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i IHS Markit.

Ulja në 19 shtete të BE-së, të cilët e shfrytëzojnë valutën e përbashkët evropiane, vazhdoi në muajin maj, muaji i tretë me radhë, por “ritmi i uljes po zvogëlohet, pasi disa pjesë të ekonomisë filluan ta largojnë bllokadën”.

Këtë muaj indeksi ka arritur 30,5 pikë përqindje, që është shumë më shumë se 13,5 pikë katastrofale të regjistruara në muajin prill, por ende nën nivelin e 50 pikë përqindje mes uljes dhe ekspanzionit./MIA