Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me hantavirus, të lidhura me shpërthimin fillestar të epidemisë në një anije kroçerë holandeze, është rritur në 13, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në platformën “X” bëri të ditur se Spanja ka raportuar një rast të ri te një pasagjer në izolim, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 13.
Ai shtoi se deri më tani janë regjistruar tre raste vdekjesh, por që nga 2 maji nuk ka pasur raste të reja fatale, duke theksuar se situata mbetet e qëndrueshme dhe se të infektuarit po marrin kujdesin e duhur mjekësor.
Të gjithë pasagjerët e kroçerës “MV Hondius Luxury” janë evakuuar gjatë dy javëve të fundit.
