Ekipi Xhakës e mposhti Wolfsburgun, titulli shkon te Bayerni

TË FUNDIT

Skuadra e futbollisti kosovar Granit Xhaka, Borussia Moenchengladbach ka luajtur 1-0 ndaj skuadrës së Wolfsburgut, në kuadër të javës së 30 në kampionatin gjerman.

Të dyja skuadrat patën rastet e veta për të shënuar, por në fund ishte skuadra vendase ajo që shënoi fitore 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Max Kruse në minutën e 90.

Ky humbje e Wolfsburgut i ka mundësuar skuadrës së Bayern Munchen që të sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit në Bundesliga.

Tash skuadra e Borussia Moenchengladbach renditet e treta me 57 pikë, kurse në anën tjetër Wolsfburgu është në pozitën e dytë me 61 pikë.