Ejup Rustemi te “Rrugë shtetërore”, Faton Ahmeti te Fondi Shëndetësor, propozimet e tjera të BDI-së për drejtorë?

TË FUNDIT

TV21, përveç propozimit të Kushtrim Ramadanit për drejtor të MEPSO-s, ka mësuar gjithashtu, se Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar që për drejtor të:

  • Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore” të jetë, Ejup Rustemi, i cili është drejtor aktual në “Postën e Maqedonisë”,
  • Fondit për Sigurim Shëndetësor të jetë, Faton Ahmeti,
  • Agjencisë për Komunikime Elektronike të jetë, Jeton Akiki,
  • Agjencisë së barnave “MALMED” të jetë, Lirim Shabani.

Ndërkaq, për M-NAV ka propozuar dy emra, Migjen Selmanin dhe Fahredin Hamidin.