TV21, përveç propozimit të Kushtrim Ramadanit për drejtor të MEPSO-s, ka mësuar gjithashtu, se Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar që për drejtor të:
- Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore” të jetë, Ejup Rustemi, i cili është drejtor aktual në “Postën e Maqedonisë”,
- Fondit për Sigurim Shëndetësor të jetë, Faton Ahmeti,
- Agjencisë për Komunikime Elektronike të jetë, Jeton Akiki,
- Agjencisë së barnave “MALMED” të jetë, Lirim Shabani.
Ndërkaq, për M-NAV ka propozuar dy emra, Migjen Selmanin dhe Fahredin Hamidin.
