Karolina Edshtadler ministre federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në.
“Ne dëshirojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut së bashku të marrin një perspektive reale në Bashkimin Evropian. Ne jemi të mendimit se është e rrezikshme nëse këto dy vende ndahen nga ky proces dhe duhet ta parandalojmë këtë proces për t’i ndarë. “, u shpreh Karoline Edshtadler – ministre federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë./TV21
