Edi Rama takoi kryeministrin izraelit, në fokus bashkëpunimi për sigurinë kibernetike

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se në qendër të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes.

Gjithashtu, Rama me homologun e tij izraelit diskutuan për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, shkroi Rama në një postimi në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Tel Aviv, Izrael, i shoqëruar nga ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.