Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime popullit, kryeministrit Hristijan Mickoski dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për tragjedinë që ndodhi në Koçan, përcjell Tv21. Rama shprehi gatishmërinë për ndihmë, për çfarëdo që është e nevojshme.
“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar Rama në platformën X.
