Edi Rama reagon pas triumfit të Distrias: Luaneshë, bravo!

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas triumfit të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

“Luaneshë. Bravo, Bravo, Bravo”, ka shkruar Rama në Facebook duke ia bashkëngjitur fotografitë e Distria Krasniqit.

Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë. Distria në finalen e sotme u ndesh me japonezen, Funa Tonaki./21Media