Lajmit, se EMA – Agjencia Evropiane e Barnave ka verifikuar dobinë e vaksinës anti-Covid “AstraZeneca”, i është gëzuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në “Facebook”, ka vlerësuar se pas këtij vendimi të EMA-s, do të vazhdojë vaksinimi dhe kështu do të këputet hallka e infektimeve.
“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, ka shkruar Rama.
Ditë më parë Shqipëria pranoi mijëra doza të kësaj vaksine, ndërkaq për shkak të paraqitjes së rasteve të mpiksjes, disa mësimdhënës filluan të refuzojnë vaksinimin me këtë vaksinë.
🟢 Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës…
Posted by Edi Rama on Thursday, March 18, 2021
