Edi Rama bëri të ditur ndryshimet në qeveri, këto janë ministrat e rinj

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur lëvizje dhe ndryshime në qeverinë e tij. Rama i bëri të ditur këto ndryshime përgjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në fjalimin e tij të gjatë prej gati 2 orësh, Rama shpjegoi lëvizjet dhe ndryshimet në qeveri duke filluar me Taulant Ballën duke e lëvizur nga posti i ministrit të Brendshëm për t’i dhënë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë për ministër të Brendshëm, kryeministri Rama ka propozuar Ervin Hoxhën.  Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe ministrin e Financave. Ervin Mete nuk do të mbajë më këtë detyrë, duke ia besuar Petrit Malajt.

Ndërkaq, postin e ministrit të Mbrojtjes, që e drejtonte Niko Peleshi do ta mbajë Pirro Vëngu, ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndërkaq, Rama propozoi që Elisa Spiropali të emërohet kryetare e Parlamentit, kurse Bledi Çuçi nënkryetar.