Edi Rama arrin në Turqi me ftesë të Erdogan

TË FUNDIT

Pas mesditës së të martës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Turqi pas ftesës së marrë nga Presidenti Erdogan.

Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Po sipas këtij njoftimi, pritet që Rama të zhvillojë edhe një takim të rëndësishëm pune në Ankara.

“Konya, Turqi – Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”.