Edhe sot numër treshifror i rasteve pozitive me Covid-19

TË FUNDIT

Vazhdon numri i rasteve pozitive me Covid-19 të jetë i lartë në Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 672 raste të reja pozitive nga 6.770 testime të realizuara.

Janë shëruar 35 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5 të tjerë.

Që nga fillimi i epidemisë janë realizuar 1.046.042 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 160.571 pacientë. Janë shëruar 150.670 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 5.532 të tjerë. Raste aktive në vend janë 4.369./TV21