Edhe Sejdini iu gëzua golit të Bardhit dhe festoi bashkë me Pendarovskin

TË FUNDIT

Portale të ndryshme sportive në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme duke iu referuar fotografive të shpërndara nga presidenti Stevo Pendarovski, raportuan se kreu i FFM-së, Muhamed Sejdini nuk iu gëzua golit të shënuar nga Enis Bardhi në ndeshjen që kishte përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll me Anglinë, transmeton TV21.

Mirëpo, nga video e siguruar shihet se Sejdini ka festuar bashkë me kreun e shtetit por edhe me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.