Edhe sa humbje duhen që Sela të japë dorëheqje, pyet #ArbërAdemi nga #BDI

TË FUNDIT

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Click Plus ka vlerësuar të dobët rezultatin e Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 17 tetorit.

Për këtë, ai kërkoi dorëheqje nga lideri i kësaj partie, Ziadin Sela.

“Edhe sa humbje duhet të ndodhin te Aleanca për Shqiptarët që t’u lëshohet rruga njerëzve të ri që të marrin përgjegjësinë mbi supe dhe të bëjnë një opozitë të fortë. Është e shëndetshme për demokracinë. Do ta rrit garën edhe brenda BDI-së. Do të rrit garën edhe brenda kampit politik shqiptar. Do të bëhej gara më interesant. Do të rriste cilësinë e ofertës. Kur? Edhe sa humbje duhet të ndodhin që zotëri Sela të jep dorëheqje kur humb në seri në qytetin e vet? Humb në Strugë me gjithë mbështetjen e VMRO-së”, tha Ademi.