Edhe një risi nga ‘Facebook Messenger’

TË FUNDIT

Tani përmes ‘Facebook Messenger’, thirrjet telefonike realizohen me video, kështu përdoruesve të këtij aplikacioni do tu mundësohet që të komunikojnë; duke parë njëri- tjetrin.

Përdoruesit më një klik mbi ikonën e kamerës mund të nisin  një thirrje me video. Sapo të nisë biseda, përdoruesit mund të zgjedhin mes kamerës ballore ose të pasme, ose ta fikin atë. Veçoria e thirrjeve me video do të funksionojë edhe tek rrjetet celulare me frekuencë të ulët.

Aplikacioni ‘Facebook Messenger’ ka aktualisht 600 milionë përdorues në muaj. 10% e të gjitha thirrjeve telefonike të bazuara në internet bëhen nëpërmjet Messenger-it. Facebook nuk nxjerr ndonjë fitim nga këto telefonata, megjithatë e ndihmojnë kompaninë që të dominojë në mënyrat e komunikimit midis njerëzve. / 21MEDIA

Facebook7