Këto nuk janë satelitët e Elon Musk, por sulm raketor i Hamasit kundër Tel Aviv mbrëmë. Sulmi raketor është rezultat i qindra palestinezëve të lënduar nga forcat izraelite të sigurisë gjatë kohës së protestave para dy ditëve.
Sirenat në qytet paralajmëruan sulmin, ndërsa ky avion i cili mbrëmë u gjend edhe mbi Maqedoninë, nuk aderoi në Tel Aviv, e u kthye në Frankfurt.
Ushtria izraelite edhe këtë mëngjes me sulme ndaj Rripit të Gazës. Hamas kumtoi se në sulmet me raketa janë shkatërruar të gjithë stacionet policore në rajonin e bregdetit. Izrael pohon se shënjestër ka qenë Hamasi dhe ushtria. Këto janë sulmet më intensive, pas bombardimit të vitit 2014. Nga e hëna kur filluan sulmet, janë vrarë mbi 43 palestinezë, mes tyre edhe 13 fëmijë dhe mbi 300 të lënduar. Banorët e Gazës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
“Veprojmë që ta mbrojmë xhaminë në Al-Aksa nga agresioni dhe terrorizmi izraelit. Sulmuan njerëz që falnin namaz me shok bomba dhe lotsjellës. Filluan të rrahin edhe njerëz, duke përfshirë edhe ata që u ofronin ndihmë të lënduarve. Këto sulme ishin të vazhdueshme për shkak se donin t’i nxirrnin njerëzit nga xhamia”, tha Mustafa Bagruti – Nisma Kombëtare Palestineze.
Nga Gaza ndaj Izraelit deri më tani janë lansuar 1500 raketa. Deri te trazirat erdhi pasi që Hamasi i vendosi ultimatum Izraelit që të tërheq forcat e sigurisë nga kompleksi i xhamisë Al Aksa në pjesën lindore të Jerusalemit.
“Mbrëmë për herë të parë pamë raketa që goditën vende në pjesën e brendshme të territorit të Izraelit. Fuqitë tona i koordinojnë aktivitetet me ushtrinë izraelite që të përgatiten nëse vjen deri te sulme të tjera. Sulmet ndodhin në valë, përafërsisht 100 raketa në një sulm. Gjendja është serioze, ende ka kërcënime nga Hamasi”, potencoi Miki Rosenfeld – zëdhënës i policisë izraelite.
Tre ditë policia izraelite hyn me dhunë në komplesin e xhamisë Al Aksa, duke shfrytëzuar plumba të gomës, shok bomba dhe lotsjellës ndaj besimtarëve palestinez të cilët falin namaz në ditën e fundit të Ramazanit. Më shumë se 700persona janë të lënduar.
Nga prokuroria dhe gjykata ndërkombëtare penale shprehin shqetësim për shkak të eskalimit të dhunës dhe mundësisë që në territorin palestinez kanë filluar krime lufte.
