Edhe organizata sindikale e Spitalit Klinik të Tetovës, Shtëpia e Shëndetit Tetovë, Qendra për Shëndet publik dhe spitali në Leshok kanë protestuar për pagat e vonuara, si dhe për mospagesën e K-15. Mjekët në Tetovë dhe personeli mjekësor thonë se ndonëse dje u është lëshuar paga, por sipas tyre nuk është e drejtë që një muaj të tërë të mbeten pa para dhe se ende nuk është paguar paga në të gjitha institucionet shëndetësore në RMV.
“Sot dolëm për të protestuar për shkak të vonesës së pagave, që ishte vetëm kapaku i kovës së pakënaqësisë në shëndetësi. Jemi të pakënaqur për shkak të aneksit të pa nënshkruar të marrëveshjes kolektive për rritjen e pagave. Sot po protestojmë edhe për mos pagesën e K-15 sepse sërish nuk ka pagesë për shëndetësi, po protestojmë edhe për mos nënshkrimin e Marrëveshjes së re kolektive, e cila duhet të avancojë të drejtat e punëtorëve shëndetësorë. Sot gjithashtu dolëm të protestojmë për dinjitetin e punëtorëve shëndetësorë dhe kundër qëndrimit ofendues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë ndaj punëtorëve shëndetësorë. Sot dolëm që të shohin se jemi këtu dhe ekzistojmë”, tha Sllobodanka Gërnçarovska, kryetare e Organizatës Sindikale.
