Mjedra është njëri nga frytet më me potencial të Kosovës. Kështu u tha gjatë vizitës që i bënë sot ministri i bujqësisë Memli Krasniqi dhe drejtori i USAID –it Xhems Hop Panairit të mjedrës. Ministri Krasniqi vlerësoi lartë zhvillimin e kësaj kulture e cila tani kultivohet në afro 400 hektarë në mbarë vendin.
Gegë Zefi është njëri ndër kultivuesit e dalluar të mjedrave .Me kultivimin e mjedrave ai siguron të ardhurat e mjaftueshme për familjen e tij. Zefi shprehet i kënaqur si m rendimentin ashtu edhe me cilësinë e mjedrave.
Kujtim Lepaja është kontraktor për programin Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale ose projekti AGRO i USAID-it. Levërdia ,sipas tij, është shumë e madhe prandaj edhe janë shtuar kultivarët e mjedrës.
Ministri Krasniqi pas vizitës panairit deklaroi se kjo kulturë ,falë përkrahjes së madhe,viteve të fundit ka përjetuar një ekspansion të vërtetë dhe përderisa në vitin 2013 kishim 23 hektarë sot janë afro 400 hektarë me mjedra.
Iniciator për përhapjen e mjedrës dhe suksesin që po arin fermerët me këtë kulturë,padyshimte i takon USAID-it më herët me programin Mndës të Reja në Bujqësi e tani edhe me atë Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale ose projekti AGRO.
“USAID është shumë krenar që mund ti mbështesë afro 300 prodhues të mjedrave anë e mbanë Kosovës. Dhe kjo mbështetje e USAID-it ka të bëjë më sjelljen e varieteteve të reja,sjelljen e teknologjisë së re ,mënyrat e reja të paketimit si dhe plasmanit në treg. Dhe kjo ka sjelle deri te një kuantitet më i madh ,poashtu edhe cilësi më të madhe. Dhe kjo shpien deri shitmi i shitjes që është trefishuar dhe kemi edhe eksport në tregjet e BE. Ky është një simbol i fuqishëm i potencialit të bujqësisë kosovare. Ne jemi shumë krenarë dhe shumë të lumtur që mund të kemi një partneritet me fermerët e Kosovës dhe ministrinë e bujqësisë në mënyrë që ata të japin një shtytje përpara zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe zhvillimit të bujqësisë”, tha James Hope, Drejtori i misionit të USAID-it.
Sivjet vlerësohet të jenë mbjellë 400 hektarë ndërkohë që suksesi i kultivarë ka ndikuar që për vitin e ardhshëm të planifikohet mbjellja e edhe 300 hektarëve të reja me mjedrën. Dhe me një çmim grumbullues prej 1.75 apo edhe 1.8 euro për kilogram,mjedra padyshim se sjellë përfitime të mira për fermerët. Sivjet planifikohet të grumbullohen 15 tonelata të kësaj kulture. /21 Media
