Edhe Kosova mbështet Izraelin!

TË FUNDIT

Pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, edhe Kosova ka dalë në mbështetje të shtetit të Izraelit.

Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dhjetëra shteteve të tjera, iu është bashkuar edhe Kosova duke i dalë në mbrojtje Izraelit.

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Si çdo shtet #Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, shkruhet në postim.