Edhe komuna e Likovës voton sot për të parin e Komunës dhe për këshilltarë. Banorët që dilnin të votonin në orët e parë të hapjes së kutive ishin të paktë, por Komisionit Zgjedhore presin rritje të fluksit në orët e pasditës.
Si në shumë komuna edhe Likova kishte problem me votimin biometrik.
“Me votu njëherë nuk punonte ajo pajisja, por pastaj filloi të punonte.
Qytetarët që votonin kishin shpresë dhe vullnet për ndryshim në komunën e tyre.
“Presim që të bëhet më mirë diçka.”
“Presim të ketë përmirësim në të ardhmen. Deri tani ka qenë mirë.”
Problemin me fingerprint e theksoi edhe Ensar Ajeti, kryetar në vendvotimin 1111.
“Procesi i votimit filloi ora 7, mirëpo me mangësi. Pajisja që sivjet përdoret për votim nuk është adekuate, printuesi në fillim nuk funksiononte, identifikimi i votuesve është me cilësi të dobët. Kemi kërkuar ndihmë prej Komisionit komunal, erdh personi që ishte kompetent por zgjidhja ishte e përkohshme. Përsëri paraqitet problemi me pajisjen. Mirëpo ata votues vazhdojnë të votojnë sipas Kodit zgjedhorë, që është paraparë me gjurmën e gishtave, me letërnjoftime, pra me metodën klasike”, tha Ensar Ajeti – kryetar në vendvotimin 1111.
Komuna e Likvoës numëron mbi 26 mijë votues në gjithë territorin.
