Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stiven Miller dje kumtoi se ishte pozitiv me koronavirus, që është rasti më i ri i infektimit me virusin në rrethin e ngushtë të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.
“Në pesë ditët e fundit kam punuar në distancë dhe isha në vetizolim. Testet ishin negative çdo ditë deri dje”, tha Miller. Ai gjithashtu tha se sot testi ishte pozitiv për koronavirus dhe ai kaloi në karantinë.
Tramp, të hënën u kthye në Shtëpinë e Bardhë pasi kaloi tre mbrëmje në spitalin ushtarak “Ualter Rid” për shkak të infeksionit me koronavirus, duke u bërë thirrje amerikanëve që të mos kanë frikë prej tij dhe të mos e linin t’ua merr jetën e tyre.
Pandemia e koronavirusit deri tani ka vrarë më shumë se 210.000 persona në SHBA, më shumë se në çdo vend tjetër.
Zëvendëssekretari i Shtetit i Shtëpisë së Bardhë, Brajan Morgenshtern, për Si-En-En mbrëmë deklaroi se nuk ka raste të reja të infeksionit me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, përveç me rastinin e Millerit.
Gruaja e Millerit, Keti Miller, zëdhënëse e zëvendës presidentit Majk Pens, rezultoi pozitive me koronavirus në muajin maj./MIA
