Edhe Kanye West probleme me autoritetet australiane! Rrezikon koncertin, s’është i vaksinuar!

TË FUNDIT

Pas Novak Gjokoviq, edhe Kanye West, këngëtar ka probleme me autoritetet australiane. Shkak, mosvaksinimi.

Reperi i famshëm, Kanye West do të duhet të vaksinohet nëse dëshiron që të mbajë koncerte në Australi. Kryeministri Scott Morrison dha lajmin për reperin pas raportimeve se ka planifikuar një turne në Mars.

“Rregullat janë që duhet të vaksinoheni plotësisht. Ato vlejnë për të gjithë, siç e kanë parë njerëzit së fundmi. Nuk ka rëndësi kush jeni, ato janë rregullat. Ndiqni rregullat – mund të vini. Nuk zbaton rregullat, nuk mundesh.”, tha ai.

Sipas rregullave aktuale të Australisë, një shtetas i huaj duhet të vaksinohet plotësisht për të hyrë në vend. Vitin e kaluar, West konfirmoi se kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës por në një deklaratë të dhënë më pas e ka cilësuar vaksinën si “shenjën e djallit”.