Edhe dy të burgosur në Shtip presin rezultate për Covid-19

TË FUNDIT

Dy të burgosur në Burgun e Shtipit dje janë testuar dhe sot presin rezultatet për Covid-19, njoftoi për MIA-n drejtori Miki Todorov.

Paraprakisht, pesë të dënuar kishin rezultuar pozitiv në Covid-19 dhe për momentin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mes të infektuarve, është edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Krahas të burgosurve, të infektuar janë edhe tre të punësuar të Burgut, kurse deri tani nga virusi janë shëruar 15 të punësuar të tjerë./TV21