Edhe AOGJSh kërkon paga më të larta! VMRO: Të mos demotivohen punëtorët që kanë obligime më komplekse

TË FUNDIT

Sindikatës së Punëtorëve Administrativë, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) deri te Qeveria dërgoi kërkesë që së bashku me ndryshimet e Ligjit për pagë minimale në procedurë të shkurtër të bëhen edhe ndryshimet e ligjeve të veçanta të cilat rregullojnë pagat e punëtorëve në administratë dhe organet gjyqësore. Nëse kjo nuk ndodh, pagat e tyre do të barazohen me pagën minimale, thonë nga AOGJSH dhe paralajmërojnë se nëse në Qeveri hasin në vesh të shurdhër, ata do të fillojnë grevë.

“Vlera e pagës minimale të merret si pagë bazë dhe të gjithë të punësuarit kanë disa pikë për nivelin. Në këtë mënyrë asnjë i punësuar në administratë nuk do të ketë pagë minimale dhe për herë të parë në histori do të kemi harmonizim të pagave me pagën minimale në administratë dhe organet gjyqësore. Nëse nuk ndodh e njëjta, Sindikata e AOGJSH-së do të obligohet që të aktivizojë vendimin e sjellë nga Kryesia jonë në muajin nëntor dhe pakënaqësinë e punëtorëve  ta shpreh përmes mbajtjes së protestave”, tha Tërpe Deanoski, Sindikata e AOGJSh.

VMRO-DPMNE përsëriti kërkesën për rritje të pagave tjera e jo vetëm të pagës minimale, për çka dje paralajmëruan se do të parashtrojnë amendamente për Ligjin për pagën minimale. Me rritjen prej 18 mijë denarëve të pagës minimale, kjo pagë do të barazohet me pagat në shumë veprimtari të përgjegjshme dhe thelbësore, thonë nga partia opozitare.

 “VMRO-DPMNE paralajmëron intervenim me amendamente në këtë ligj me qëllim që të mos lejojë barazim të pagave dhe demotivim të punësuarve që kanë obligime më të mëdha të punës dhe vende pune më komplekse. Ne si grup i deputetëve do të kërkojmë harmonizim  të marrëveshjeve kolektive me rrogën minimale prej 18 mijë denarëve”,  tha Bojan Stojanvoski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri  Dimitar Kovaçevski  thotë se VMRO-DPMNE-ja paraprakisht ishte KUNDËR rritjes së rrogës minimale ndërsa tani është PËR kur së bashku me partnerët socialë arritën marrëveshje. Pasi e arritëm marrëveshjen , së pari i zuri gjumë e pastaj thanë se edhe ata janë për rritjen e rrogës minimale, tha Kovaçevski.

 “Në disa sektorë tashmë kemi rritje të rrogave, kjo është bërë  veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, në pjesën e edukatorëve në çerdhet dhe në sektorin e arsimit, e parashtruam ligjin në Kuvend. Ishte definuar që rroga të rritet me koeficientin i  cili ka të bëjë me rrogën minimale.  Një vit VMRO-DPMNE e bllokonte këtë ligj dhe  pastaj, pas bllokimit të atij  ligji, tani kanë parashtruar amendamente për harmonizimin e rrogave. Ja, le të parashtrojnë amendamente”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndryshimet e Ligjit për rrogë minimale me të cilat rroga minimale do të rritet në 18 mijë denarë, Qeveria  dje e ka dorëzuar në Kuvend, por nuk ka informacione se kur do të vendoset në rend të ditës për  debat. Tani për tani ligji i vetëm  për rrogë minimale është  ai që e dorëzoi E Majta  dhe  i cili është vendosur në rend të ditës për nesër, më 10 shkurt.