Rusia dje ka dërguar 20 aeroplanë me 170 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse në Nagorno Karabah, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Gjatë ditës së kaluar 20 aeroplanë të aviacionit ushtarak-transportues pranë Forcave hapësirnore të aviacionit të Rusisë fluturuan nga aeroporti Ulanovsk-Vostoçni. Aeroplanët në aeroportin e Armenisë do të dorëzojnë më shumë se 20 automjete në terren me rimorkio, mjete për mbështetje logjistike dhe mbi 170 paqeruajtës”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Paraprakisht, ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu deklaroi se në Nagorno Karabah tani më janë sistemuar më shumë se 1.100 paqeruajtës rusë dhe janë kryer 73 fluturime.
Lideri i Rusisë, i Azerbejxhanit dhe Armenisë, Vlladimir Putin, Ilham Alijev dhe Nikoll Peshinjan, më 10 nëntor nënshkruan deklaratë të përbashkët për ndërprerje të plotë të veprimeve luftarake në Nagorno Karabah.
