Rreth 350 nxënës në shkollat e Komunës së Çairit nuk kanë mjete teknologjike për të ndjekur mësimin online. Për këtë gjë kompania Ecolog ka donuar 100 tableta. Ndërsa Komuna e Çairit është në komunikim me bizneset për të siguruar tabletë të tjerë për tu mundësuar të gjithë nxënësve të mësojnë online.
“Do të jemi shumë të vëmendshëm që të gjejmë forma që sa më shpejt të arrijmë deri te tabletët për t’i sjellë në komunën tonë. Por gjithashtu do të kërkojmë ndihmë nga bashkëqytetarët tanë të cilët do të kontribojnë në atë drejtim. Mjetet të cilat i kanë në shtëpi a nuk i përdorin ti donojnë te ne dhe pastaj ne t’i shpërndajmë tëk fëmijët”, tha Visar Ganiu kryetar i komunës së Çairit.
Edhe për qytetin e Shkupit u donuan 100 tabletë. Në pyetjen se sa fëmijë për momentin nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se ende po bëhet gati data baza nga familjet e rrezikuara.
“Në bashkëpunim nga java e kaluar jemi me Ministrinë për punë sociale, po i marrim listat e familjeve të cilat janë të rrezikuara dhe në atë mënyrë edhe të nxënësve. Po bëhët gati data baza që këto mjete elektronike të arrijnë në duart e duhura”, tha Petre Shilegov kryetar i qytetit të Shkupit.
Për shkak të pandemisë me Covid-19, shumë nxënës mbetën jashtë procesit mësimor në mungesë të paisjeve teknologjike. E për këtë kompania Ecolog projektoi donacione për tu dalur në ndihmë nxënësve.
