E vërteta për Hënën Blu

TË FUNDIT

Keni lexuar gjithandej se mbrëmë do të shfaqej Hëna Blu. Nëse ju ndodh diçka e pazakontë, me të drejtë mund të thoni se kjo ndodh “një herë në hënë”. Por, pavarësisht emrit, Hëna nuk ndërron ngjyrë dhe hëna e plotë nuk është më e dukshme për syrin sesa hëna e plotë e para dy javëve.

Mesatarisht, Hëna Blu shfaqet 4 deri në 5 herë brenda një dekade dhe çdo 19 vjet, shfaqen dy të tilla brenda një viti. Hera e fundit kur u shfaqën dy Hëna Blu ishte viti 1999. Këtë korrik shfaqet Hëna e parë Blu që prej gushtit 2012, ndërsa shfaqja e radhës do të jetë në janar dhe në mars 2018. Po ashtu, Hëna Blu mund të shfaqet në muaj të ndryshëm, varësisht nga ora e zonës ku ndodheni.

Kur shfaqen dy hëna të plota brenda një muaji, e dyta quhet “blu”. Ngjarja është tepër e rrallë, janë 29.53 ditë midis dy hënave të plota dhe vetëm 365.24 ditë brenda vitit. Kjo do të thotë se janë 12.37 hëna të plota çdo vit. Çdo dy ose tre vite, shfaqen 13 hëna të plota brenda një viti.

Sipas NASA-s, arsyeja e shfaqjes së Hënës Blu është prania e grimcave më të gjera sesa gjatësia e valës së dritës së kuqe. Ajo ishte e plotë në mbrëmjen e së premtes, më 31 korrik, duke reflektuar maksimumin e dritës diellore. Pjesë të hënës mund të duken blu, kur oksidi i titanit në sipërfaqen e saj ndryshon ngjyrë. Arsyeja pse fenomeni quhet Hëna Blu lidhet edhe me hirin e vullkanit “Krakatoa”. Nga shpërthimi i ktij vullkani në Indonezi, në vitin 1883, hiri u ngjit deri në skajet më të larta të atmosferës, që i dha Hënës një pamje blu, e cila sicc thuhet, zgjati dy vjet.

Emrin Hëna Blu nuk e ka marrë për shkak të ngjyrës, por për shkak të faktit se brenda një periudhe 3-mujore, kur shfaqen katër hëna të plota, hëna e tretë njihet si Hëna Blu. Një artikull në revistën “Sky & Telescope” në vitin 1943 kishte një gabim në interpretimin origjinal të ngjarjes astronomike, çka bëri që t’i jepej një përcaktim i gabuar, i cili ruhet edhe më sot. Gabimi u zbulua nga redaktori i revistës në vitin 1999, por tashmë “dëmi” ishte bërë. Pra… Hëna do të qëndrojë në të njëjtën ngjyrë gri që e kemi parë gjithmonë.