Dy vëllezër binjakë u bënë prindër për herë të parë njëkohësisht, brenda dy orësh.
George Robinson dhe Hayley Bocking mirëpritën djalin e tyre Oliver James të hënën e Pashkëve, pak para Reginald Geoffrey, fëmijës së Joe dhe Ellie Robinson. Dy baballarët, binjakë me njëri-tjetrin, thanë se një gjë e tillë ishte e pabesueshme për ta.
“Stafi i spitalit ishte pak i hutuar me situatën tonë. Ata vazhdimisht na merrnin në pyetje se kush ishim dhe pse ishim atje sëbashku. Kur u thamë se ishim vëllezër dhe partneret tona ishin duke lindur, ata ishin të habitur dhe nuk e besonin dot një gjë të tillë”, ka thënë një ndër vëllezërit.
