Skuadra e Shkupit po përgatitet për ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, takim ky që do të zhvillohet nesër në ora 21:00 në kryeqytetin.
Kampioni i Maqedonise arriti rezultat të shkëlqyer në ndeshjen e parë në Zagreb ku arriti të shënonte dy gola. Trajneri Goce Sedlloski para disa casteve mbajti konference para mediave. U shpreh optimist se do të luajnë mirë ashtu sikur në Zagreb.
“Pas ndeshjes që luajtëm në Zagreb, është një rezultat i favorshëm për ne. Tashmë nesër na pret një ndeshje e vështirë, ai rezultat 2-2 nuk duhet të na mashtrojë dhe ua përcolla lojtarëve se kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë si Dinamo. Ne e dimë se ku luan Dinamo çdo vit dhe çfarë të mëdhenjsh kanë kaluar. Në stërvitje, lojtarët më dhanë një gjë pozitive që do të japin maksimumin e tyre, shpresoj që të shfaqet një lojë e mirë si në Zagreb, kështu që në fund të fitojë më i miri dhe ai që e meriton“, tha Goce Sedlloski – trajner i FC Shkupit.
