E ëma iu lut për 20 vite rresht, ja arsyeja përse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen bashkë

TË FUNDIT

Guadalupe Rodríguez, nëna e Jennifer Lopez, mesa duket është arsyeja e ribashkimit të vajzës së saj me ish të fejuarin Ben Affleck, gati 20 vjet pasi u ndanë. Të paktën sipas saj.

Në episodin e së mërkurës, 3 maj, të Today, Rodríguez, e cila shoqëroi vajzën e saj për promovimin e filmit të ri të Lopez në Netflix, The Mother, zbuloi: E dija që do të ktheheshit gjithmonë bashkë, sepse jam lutur për 20 vjet.

Për pamjen e jashtme, Lopez kishte veshur një bluzë të tejdukshme bruz dhe një fund lëkure. Lopez la të kuptohet gjithashtu se albumi i saj i ardhshëm, This Is Me…Now, ka të bëjë me udhëtimin e saj prej dekadash me Affleck. Këngëtarja u shpreh: Unë shkova në një udhëtim të jashtëzakonshëm në jetën time për 20 vitet e fundit dhe mendoj se jam rritur shumë Albumi me të vërtetë ka të bëjë me kapjen e atyre momenteve në kohë. Të dashurohesh dhe të kesh atë moment, më pas 20 vjet më vonë duke u përpjekur të kapësh se çfarë ishte ky moment, që ishte një gjë shumë e ndryshme.