Semra dhe Metini janë fëmijë jetim të cilët janë lënë në jetimore. Por, ata fare nuk e ndjejnë mungesën e prindërve, sepse ata i ka marrë nën përkujdesje zonja Fikrije Arullai nga Shkupi, gjegjësisht nga fshati Moranë.
“Mamin e do a babin?”
Ka 20 vite që zonja Fikrije përkujdeset për fëmijët të cilët nuk kanë mbështetje prindërore. Ajo thotë se deri tani është përkujdesur për mbi 15 fëmijë, të cilët i ka marrë nga Qendra për punë sociale.
Ajo thotë se kënaqet me fëmijët dhe se qëllimi i saj është që këtyre fëmijëve të mos u mungojë asgjë.
“Nuk e bëj për para. Unë dua t’i drejtojë ata në rrugën e duhur, për Zot e bëj. Vetëm për Zot e bëj , që tu ndihmoj, sepse është gjynah, duhet dikush të ua zgjatë dorën”
Nuk është se vet nuk ka pasur fëmijë, ajo ka rritur 5 fëmijët e saj, por dashuria për ët vegjëlit thotë se është shumë e madhe.
-Po me që ju nënë vet, na tregoni sa fëmijë keni?
“5 i kamë të mi. 3 vajza dhe 2 djem. Më e madhja i ka 36 vjet. -Ata si i presin fëmijët? Mirë i duan shumë”
Vajza Semra tani është 7 vjeçe. Thotë se atë e ka marrë prej kur i ka pasur 5 muaj. Ajo atë e quan nënë.
Përkujdesjen ndaj fëmijëve e bënë me shumë dëshirë sepse i do shumë fëmijët, andaj thotë se aspak për të nuk është e vështirë.
“Për mua nuk është hiq e vështirë, unë jam e mësuar me fëmijë dhe jam një njeri që i dua fëmijët. Unë kamë shumë dashuri për fëmijët”
Gazetarja: Po e shohim vajza po të qëndron afër, e dini ku i ka prindërit e vërtetët ajo?
“Semra, kur e ka lindur nëna e saj, ia ka marr shteti, s’ka pas kushte për ta ruajtur, babai i saj kërkon lëmosh nëpër semafora, por nëna e saj ka probleme mendore, është e sëmurë, më shumë është në Bardovcë se sa në shpi”
-Prej në cilën moshë e keni marrë?
“Prej 5 muajshe e kam marrë Semrën”
-Si sillet ajo me juve?
“Mirë, mami, babi e thërret burrin tim, neve na di si familje.”
-A ka filluar shkollën?
“Po klasa e parë është në Moranë.”
“Mirë është ka filluar të flas sepse nuk ka folur gjatë, 5 vite nuk ka fol Semra. E kam dërguar në mjek vet, nuk më ka përkrahur askush”
Gazetarja: Por kur largohen a mërziteni?
“Mërzitem shumë.”
-A dëshiron ti takosh sërish?
“Po shumë, tani e kanë marrë njërën. Ajo rri në Fushë Tophanë, për atë mërzitem shumë, ajo shumë mirë është sjellë me mua, më donte. e doja.”
“Krejt gëzohen kur më shohin me fëmijët. Më thonë lumja ti, që u ndihmon, se vërtete këta fëmijë Zoti i ka falur, por atyre ua ka dërguar rrëskun që dikush me u ndihmu, me u kujdes.”
Për përkujdesjen e fëmijëve deri tani ka marrë nga 12 denarë nga shteti, ndërsa tani së fundmi merr 17 mijë denarë, por thotë se kjo vlerë nuk është aspak e rëndësishme.
“Nuk është puna për 12 mijë ose le të jetë 30 mijë denarë, nuk është mjaftueshëm, sepse ti je 24 orë e lidhur për këtë fëmijë, puna është që për parajsë ta bëjmë një punë të mirë, sepse jeta në këtë botë është e shkurtër.”
Zonjë Fikrije u bënë apel të gjitha familjeve të cilat kanë kushte, të marrin fëmijë nën përkujdesje dhe të adaptojnë, pasi siç thotë është një kënaqësi e veçantë, por njëkohësisht u bënë apel edhe institucioneve kompetente, ta lehtësojnë procedurën e adoptimit të fëmijëve në mënyrë që edhe përkatësia etnike të mos jetë pengesë për marrjen në përkujdesje të fëmijëve jetim.
Edhe pse nuk i ka lindur ajo, kudo që shkon fëmijët i merr me vete. Zonja Ajrullai u shpreh që edhe familjarët e përgëzojnë për punën që e bën.
