Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se në periudhën që vijon, Policia do të jetë e fokusuar te motoçiklistët që shkelin rregullat, posaçërisht në ambientet e qyteteve, përcjell TV21. Toshkovski tha se ata që sillen në mënyrë devijante, duke menduar se nuk i kap sistemi Safe City, do të jenë në fokus të Policisë.
“Paralajmëroj, për të gjithë ata që aktrojnë se janë motoçiklistë. Ashtu thonë motoçiklistët. Për të gjithë ata që, do ta përsëris, që aktrojnë se janë motoçiklistë, respektivisht, vozisin motoçikletë pa kokore, me shpejtësi shumë më të lartë, e ngrenë me një rrotë në mes të qytetit, vozisin në semafor të kuq, etj…dhe mendojnë se Safe City nuk do t’i detektojë, ja t’iu përcjell mesazh publik deri te të gjithë që aktrojnë se janë motoçiklistë, se MPB-ja, në periudhën e ardhshme, dhe si do të fokusohet te ata! Posaçërisht në ambientet e qyteteve. Dhe ja, lirisht mund ta them, do t’i djegim. Do të mbeten edhe pa motoçikleta edhe pa mundësinë për të aktruar se janë motoçiklistë”, tha Toshkovski./tv21.tv
