Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, ka deklaruar se është i lumtur që i është bashkuar Romës.
Dzeko dje zyrtarisht është transferuar tek klubi italian nga Manchester City. Dzeko përmes profilit të tij në Twitter, tha se shumë i lumtur që i është bashkuar kryeqytetasve të Italisë.
“Unë jam lojtar i Romës. Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithëve që më keni mirëpritur. Forza Roma”, ka shkruar Dzeko.
Ai ka premtuar se do të bëjë më të mirën për klubin e madh italian.
