Dyshja Sedlloski-Nuhiu zyrtarizohet te FC Shkupi

TË FUNDIT

FC Shkupi edhe zyrtarisht njoftoi se trajneri Goce Sedlloski është rikthyer në krye të klubit, shkruan TV21. Ashtu siç raportoi dje TV21, Sedlloski do të ketë për ndihmës trajner ish-lojtarin e Shkupit, Arben Nuhiun.

“Rikthehet Goce Sedlloski! Të dashur tifozë ju njoftojmë që kryetrajneri i ri i FC SHKUPI do të jetë Goce Sedlloski ndërsa si ndihmës i parë i tij, legjenda e klubit Arben Nuhiu. Së bashku me ta në pozitën e kryetarit të klubit rikthehet dhe Suat Alija”, njoftojnë nga FC Shkupi.