Vetëm disa ditë pasi u shkarkua, Goce Sedlloski sërish do të kthehet te FC Shkupi si trajner, shkruan TV21. Por risi është se ish-futbollisti Arben Nuhiu do të jetë në pozitën e ndihmës trajnerit. Nuhiu ka një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa ky do të jetë angazhim i parë i tij si trajner. Nuhiu për TV21 deklaroi shkurt se nuk ka mundur ta refuzojë klubin në të cilin ka luajtur si lojtar. Ai shtoi se është i gatshëm në çdo kohë për ta ndihmuar ekipin nga Çairi./tv21.tv
