Tashmë Paulo Dybala ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Juventus që nga sezoni i ardhshëm.
Ai nuk arriti të gjente një marrëveshje me klubin e Juventusit për të rinovuar kontratën, dhe kështu klubi vendosi që ai të largohet me parametra zero në fund të këtij sezoni.
Këtë gjë e konfirmoi dhe argjentinasi ditën e sotme.
