Të paktën 5 persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur, në dy sulme në rrethinat e Tel Avivit, mbrëmjen e së martës.
Autoritetet izraelite bënë të ditur se njëri nga sulmet ndodhi në Bnei Brak, një qytezë e banuar nga ortodoksë, ku humbën jetën 2 persona dhe 3 të tjerë morën plagë të rënda. Ndërsa pjesa tjetër e viktimave u regjistruan në qytetin Ramat Gan.
Bëhet fjalë për sulmin e tretë brenda një jave në Izrael. Ditën e diel në Hadera, në veri të vendit, dy oficerë policie u vranë në një sulm me armë zjarri të marrë përsipër nga Shteti Islamik.
Ndërsa më 22 mars, 4 civilë izraelitë u vranë në një sulm me thikë.
