Kolegji Universitar Rezonanca organizoi një bashkëbisedim me dy shkencëtaret shqiptare të Universitetit të Harvardit Detina dhe Ardita Zalli. Gjatë këtij takimi me studentët e këtij kolegji, binjaket shkencëtare prezantuan publikimet e tyre shkencore në fushën e mjekësisë. Thanë se erdhën në Kosovë për të rritur bashkëpunimin me studentët nga Kosova, në mënyrë që të fitohen më shumë njohuri rreth mjekësisë moderne. Dy shkencëtaret u takuan gjatë ditës edhe me presidenten Atifete Jahjaga.
