Dy kërçovarëve ua mori rreth 15 mijë euro për t’u blerë makina nga jashtë, por i mashtroi!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ndaj M.R.(42) është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka mashtruar dy meshkuj nga Kërçova.

“DSP Kërçovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.P.(42) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”. Ai, gjatë periudhës mars-maj 2021, ka mashtruar një 48-vjeçar mashkull dhe një 37-vjeçar mashkull, që të dy nga Kërçova dhe u ka premtuar se nga jashtë me kushte të volitshme do t’u blejë makina për punë dhe mjete transportuese. Për këtë qëllim, të dëmtuarit në disa raste, të denoncuarit i kanë paguar 14.700 euro, por shërbimi nuk është kryer”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

MARKETING I PAGUAR POLITIK