Dy helikopterë u përfshinë në shuarjen e zjarrit në Melniçan të Epërm

TË FUNDIT

Dy helikopterë, të cilët furnizohen me ujë nga Liqeni i Dibrës, janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit Melniçani i Epërm në komunën Qendër Zhupës. Kjo është me kërkesë të kryetarit të komunës Arijan Ibrahim, për shkak të përhapjes së zjarrit i cili deri më tani ka djegur mbi 15 hektarë pyje.

Zjarri, i cili dje u vendos nën kontroll, u ndez përsëri me çka ndikoi fryma, veçanërisht gjatë natës.

“Në shuarjen e tij janë përfshirë më shumë se 100 persona, nga njësia zjarrfikëse në Dibër dhe Gostivar, pjesëtarë të policisë, njësia speciale e policisë për ndërhyrje të shpejta, nga “Pyjet Kombëtare”, si dhe punonjës të komunës”, deklaroi për MIA-n Xhetan Miftaroski , komandanti I njësive territoriale të zjarrfikësve të Dibrës.

Sipas informacioneve fillestare, zjarri i shpërthyer pasditen e djeshme rreth orës 17:00, fillimisht u shfaq në kazermën ku po qëndronin druvarët, të cilët nuk ishin këtu për momentin dhe më pas u përhapë. Në lidhje me këtë ngjarje, nënpunësit e policisë arrestuan tetë persona, gjashtë prej tyre nga Kumanova dhe dy nga Republika e Shqipërisë. U zhvillua bisedë me një person tjetër nga fshati Broshticë, i punësuar në “Pyjet Kombëtare”.