Mediumet shtetërore siriane sot lajmëruan se dy civilë janë vrarë gjatë një sulmi izraelit ndaj rajonit qendror të Sirisë, përderisa një civil dhe gjashtë ushtarë janë plagosur.
Mbrojtja kundërajrore siriane, sipas mediumeve, ka hasur sulmin izraelit ndaj qytetit sirian Homs.
“Agresioni ajror izraelit ishte kahëzuar drejt pjesëve të rajonit qendror”, lajmëroi televizioni shtetëror duke shtuar se në sulm janë vrarë dy civilë, përderisa një tjetër dhe gjashtë ushtarë janë lënduar.
Është evidentuar edhe dëm material.
Pala izraelite ende nuk e ka komentuar rastin.
Foto: arkiv
