Dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor,  një motër deputeteje dhe një gjykatës me disiplinore të ndërprerë

TË FUNDIT

Gjykatësi Naqe Georgievski dhe gjykatësja Antoneta Dimovska janë 2 anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor. Komisioni që i ka zbatuar zgjedhjet bëri të ditur se për kandidatin Georgievski nga Supremja kanë votuar 6 kolegë të tij nga gjithsej 16. Ndërkaq ka pasur edhe 7 fletë të pavlefshme që nënkuptohet se Georgiev ka më shumë vota të pavlefshme sesa vota për t’u bërë anëtar i Këshillit Gjyqësor. Ndërsa për kandidaten Dimovska kanë votuar gjithsej 110 kolegë. Subhi Jakupi, kryetar i komisionit zgjedhor tha se kjo mund të jetë një çështje për të cilën mund të diskutohet dhe të bëhen ndryshime ligjore.

 “Neni 25, paragrafi 2, thotë se për zgjedhje të kandidatit për anëtar të Këshillit llogaritet kandidati që ka fituar numrin më të madh të votave në njësitë zgjedhore. Askund nuk parasheh as census e as interpretim ndryshe. Ligji është shumë i qartë të cilin mund ta interpretoj se mundet edhe me 1 votë të zgjidhet. Ashtu është dispozita nga ligji që e lexova. Unë thash se duhet ose çka mund të mendohet më tutje ligjvënësi të parasheh në situata të tilla që na ndodhin ne”, tha Subhi Jakupi, kryetar i Komisionit zgjedhor.

Jakupi tha se mund të bëhen ndryshime ligjore edhe në periudhën kohore kur mund të votohet.

 “Mund të ketë ndonjë lloj ndryshimi të ligjit me të cilin themi se duhet të votohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 15. Kjo mund të jetë në afat më e shkurt me të cilën shfrytëzojnë të drejtën e votës sepse pamë se të gjithë gjykatësit e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës diku deri në orën 12. Ka edhe gjykata të cilat janë më larg dhe materiali duhet të sillet deri këtu”, deklaroi Subhi Jakupi, kryetar i Komisionit zgjedhor.

Për Georgievin para se të kandidonte për anëtar në Këshillin Gjyqësor, zhvillohej procedurë disiplinore  për përcaktimin e përgjegjësisë për punë joprofesionale për periudhën kur ishte kryetar i Gjykatës së Apelit në Shtip, por Këshilli Gjyqësor mori vendim për ndërprerjen e procedurës.

Përndryshe, Antoneta Dimovska përndryshe është motra e deputetes Snezhana Kalevska-Vaçeva.

Zgjedhjet për dy vende të zbrazura në organin më të lartë të drejtësisë erdhën si pasojë e dorëheqjes së dy anëtarëve – Mirjana Radevska Stefkova dhe Zoran Gerasimovski.